Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, e ka pyetur ministren e Punëve të Jashme se “çfarë të mira i ka sjellë” Gani Jakupi Kosovës.
“Na trego se çfarë të mira i ka sjellë Gani Jakupi Republikës së Kosovës, na trego sa njohje i ke sjellë në mandatin tënd 4 vjeçar, na trego në sa organizata ndërkombëtare jemi anëtarësuar”, tha ajo.
“E kanë kallë një Kosovë për një marrëveshje e cila ka pasë brenda një memoratorium për mos me kërku njohje, ajo marrëveshje ka kaluar, një vjet ka qenë por ne e kemi marrë njohjen prej Izraelit, ju asnjë njohje për 4 vjet, asnjë anëtarësim”, shtoi Bajrami.