970×90
970×90

Bajrami e LDK-së: Ministrave të Kurtit dje u dolën pagat rreth 400 euro më të larta

Bajrami e LDK-së: Ministrave të Kurtit dje u dolën pagat rreth 400 euro më të larta

Në një postim në Faceobok, Bajrami i është drejtuar ministres Artane Rizvanolli, duke ju referuar një deklarata të kësaj të fundit se janë kursyer një milionë euro në ministrinë që ajo drejton.

“Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro”, ka shkruar mes tjerash Bajrami.

Postimi i plotë:

Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga për rreth 400 Euro më e lartë, në krahasim me muajin janar. Tani paskan fillu edhe u tallë me qytetarët.

Mosni se nuk është mirë kështu!

Ministrja paska thanë janë kursy 1 milion euro. Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro.

Related posts