970×90
970×90

Bajram Gigolli e kallë me këngën e re për Ramush Haradinajn

Bajram Gigolli e kallë me këngën e re për Ramush Haradinajn

Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, sidomos pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe formimit të ushtrisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët.

Përkrahje edhe më të madhe ka marrë pas takimit të djeshëm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku Haradinaj nuk “lëshoj pe” as në Bruksel sa i përket vendosjës së taksës ndaj Serbisë.

Madje, pas këtij takimi atij i është thurur edhe një këngë, shkruan Indeksonline.

Është këngëtari kosovar Bajram Gigolli ai i cili i ka shkruar disa vargje për të lavdëruar punën e kryeministrit, duke u ndjerë krenar për veprimet e fundit të tij.

Dëgjoni më poshtë këtë këngë.

Related posts