
Sapo ka nisur seanca plenare për zgjedhjet e Presidentit të ri, ku kandidat është Bajram Begaj, i propozuar ditën e djeshme nga Partia Socialiste.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka lexuar raportin e e vlerësimit, ku tha se nga verifikimet ka rezultuar se Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur President i Republikës.
Nikolla: Raundi i katër për zgjedhjen e presidentit. Votimi i katërt jo më pak se 7 ditë nga raundi i tretë i zgjedhjes së president. Një deputet nuk lejohet të propozojë më shumë se një kandidat. Votohet në votim të fshehtë dhe pa debat. Është depozituar kandidatura e zotit Bajram Begaj për president të republikës e parapritur me shkrim nga 37 deputetë. Komisioni u mblodh sot për të kryes procedurën, ftoj zonjën Bushka. Nuk ka as procedurë as debat, është e përcaktuar.
Bushka: Komisioni Ligjeve në vijim të vendimit të konferencës së kryetarë, u mblodh sot për shqyrtimin e kandidaturës Bajram Begaj. Është paraqitur nga 37 deputetë të kuvendit. Zoti Begaj ka përfunduar studimet në fakultetin e mjekësisë. Nga ana juridike, kandidatura e paraqitur për shqyrtim nga 36 deputetë, Brenda afatit të parashikuar nga konferenca e kryetareve. Kandidati për president plotëson kërkesat kushtetuese ligjore. Kandidatura plotëson kriteret formale, juridike, kërkesat ligjore dhe nuk ka asnjë ndalim kushtetues apo ligjor dhe t’i shtrohet për votim.