970×90
970×90

Bajra për “Gazeten Projekti”: Inflacioni ishte fenomen i pashmangshëm edhe pa pushtimin e Ukrainës

Bajra për “Gazeten Projekti”: Inflacioni ishte fenomen i pashmangshëm edhe pa pushtimin e Ukrainës

Njëri prej ekonomistëve  dhe analistëve më të mirë të temave ndërkombëtare, shqiptari, Emanuel Bajra, ka thënë se rritja e infalcionit ka qenë fenomen i pa-shmangshëm të ndodhte edhe pa pushtimin e Ukrainës nga Putini si dhe sfidat tjera gjeo-politike, kjo ngase bankat qendrore kryesore globale, shtypen një sasi shumë të madhe prej gati $25 trilion duke i mundësuar një zhvlerësim të vlerës së parasë, në një intervistë dhënë portalit online “Gazeta Projekti”, Bajra ka thënë se indikatorë tjetër që ka shkaktuar inflacionin është edhe se gati më shumë  se një periudhë 10 vjeçare patëm fryerje artificiale të aseteve të investuara.

Në këtë intervistë, z Bajra ka folë edhe për inciativën e Open Ballkan, se a duhet ti bashkohet Kosova dhe sa është e rendësishme në aspektin ekonomik kjo inciativë.

Po ashtu, Bajra ka treguar dhe për angazhimin e tij politikë në Kosovë, se a do ta shohim në ndonjë formacion partiak në të ardhem, të gjitha këto mund ti mësoni në intervistën e dhënë për portalin “Gazeta Projekti”

“Gazeta Projekti”: Cili është okupimi momental i juaj, me çfarë po mirreni momentalisht?

Bajra: Kam nje portfolio investimesh që menaxhoj vet dhe jam i angazhuar si konsulent investimesh për një konglomerat klientesh global. Si anetëtar i Grupit Punues per Themelimin e Fondit Sovran te Republikes se Kosoves, ndihmojë qeverinë e Kosovës për të krijuar Fondin Sovran dhe një pjesë të kohës shkruaj dhe merrem me krijimtari letrare kryesisht në gjuhen angleze dhe me zhanrin fantastiko-shkencore. 

“Gazeta Projekti”: Nga statuset në profilin e juaj në “Facebook” shihet se jeni aktiv duke përcjellur trendin global ekonomik, pse kemi rritje të inflacionit dhe sa kohë parashihet të zgjatë kjo?

Bajra: Inflacioni, në fakt ishte fenomen i pa-shmangshëm te ndodhte edhe pa pushtimin e Ukraines nga Putini si edhe sfidat tjera gjeo-politike, pandeminë e të tjera. E them këtë për dy arsye:  E para, që për një periudhë gati më shumë se dhjetë vjeçare patëm fryerje artificiale të aseteve të investuara si psh: Stoqet e kompanive, aksionet e ndërmarrjeve që nuk kishin potencial për të krijuar vlera te reja ekonomike, si edhe bankat qendrore kryesore globale sikurse ajo e SHBA-ve, FED, e Britanise se Madhe BoE si edhe ajo evropiane BQE – shtypen një sasi shumë të madhe prej gati $25 trilion duke i mundësuar një zhvlerësim të vlerëss së parasë karrshi mallrave dhe jetesës. Pra, per arsye te krizes kreditore qe patem ne vitet 2007-2008, autoritetet nderkombetare morren masa ekstreme per ruajtjen e sistemit bankar duke shtypur sasi te madhe te parase dh etashti me shume se dhjete vite qe nga fundi i asaj krize ne e vet-krijuam nje krize te re me te rrezikshme per ekonomine globale duke e zhvleresuar parane. Njekohesisht per nje kohe te gjate, ekonomite e zhvilluara nuk ndermorren hapa te nevojshem per reformimin e ekonomive te tyre, struktures se punesimit, trajnimit dhe arsimit. Shume nga te rinjte evroopian dhe perendimore nuk jane sot aq te edukuar dhe te trajnuar per tu ballafaquar me fazen e re, valen e re te revolucionit industrial teknologjik duke ja mundesuar keshtu vendeve sikurse Kina dhe india plotesimin e nevojave ne sferen e teknologjise dhe punesimit. Ky eshte nje trend shume i rrezikshem pasi qe ne besuam teper shume ne globalizmin pa pergjegjesi dhe sot po i vuajme pasojat e ketyre politikave jo-strategjike. 

“Gazeta Projekti”: Ti kthehemi pak Kosovës, është i ndikuar tregu jonë nga agresioni rus në Ukrainë? 

Bajra: Deri ne nje mase po. E ajo eshte varesia e madhe nga importet e sidomos ato te vajit, grurit, miellit dhe derivateve te naftes. Por varesia jone eshte me teper asimetrike se sa direkte. Pra, ndikimet do te vazhdojne te ndikojne edhe ne vitet ne vazhdim deri sa ta gjejme elixirin e kesaj problematike e qe per mendimin tim eshte fillimi i nje vale te re te prodhimit te brendshem dhe nderprerjes se varesise nga importet sepse kjo do te mund te paraqet nje problem ekzistencial per shtetesine tone edhe ne te ardhmen! 

“Gazeta Projekti“: Çfarë duhet të bëjë Qeveri e Kosovës me rritjen e Inflacionit, cilat masa propozoni ju? 

Bajra: Ka nje kohe qe keshilloj se dy duhet te jene strategjite qe qeveria e vendit tone duhet te ndjeke: E para eshte ndertimi i nje aleance te qendrueshme ne mes te sektorit prvat dhe qeverise ne menyre qe ti adresojme vrimat strategjike te prodhimit ne vend si edhe ndertimin e 7 zonave te rezervave kombetare ne 7 qytetet me te medha te Kosoves ku do te mund te mbanim rezerva te miellit, vajit, derivateve dhe te tjera. Keto 7 hambare te Kosoves do te na duhen ne te ardhmen dhe jane shume te rendesishme per tu perballur me nje nivel te madh te rritjes se krizes se ushqimit e qe nga viti ne vit do te behet edhe me problematik. Pra, qeveria jone duhet te jete shume me strategjike dhe dinamike ne menyren se si i nderton politikat ekonomike dhe te jete shume e pergatitur per krizat e ardhshme qe do te shkaktohen e qe ne ekonomine globale do te kemi luhatje te medha te cmimores jo vetem ne ushqim por gjithandej ne te gjitha indekset ekonomike. 

Gazeta projekti“: Cili është mendimi i juaj për “Open Ballkan”, kemi ShBA-në që e përkrahë, ndërsa Gjermaninë dhe BE-në që vazhdon të jetë neutrale, Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe ai Serbë Vuqiç po e shtyjnë përpara këtë ide, a po bënë mirë Kosova që nuk po i bashkohet? 

Bajra: Nuk jam i sigurt qe SHBA-te edhe zyrtarisht e perkrahin OB. Krejt cka kemi eshte nje prononcim te Escobar qe tha se ata mbeshtesin OB vetem nese aty marrin pjese 6 vendet e ballkanit. OB eshte nje problem shume i madh per ballkanin sepse ngerthen ne vete dy iniciatore: Serbine dhe Shqiperine, ose me mire te them Shqiperine se si e mendon Edi Rama, ose ate pjese qe e mbeshtet Edi Ramen – jo krejt Shqiperine pra. Kjo iniciatove jo vetem qe eshte e menduar keq por edhe e dizajnuar shume keq, sepse nuk ka marre parasysh elefantin me te madh ne dhome e qe kjo ishte qe Kosova nuk mund te merre pjese ne nje forum te tille ne te njejten kohe kur ajo nuk eshte njohur si shtet i pavarur nga Serbia dhe anasjelltas. pra, strukturalisht dhe qellimisht kjo iniciative ka filluar keq dhe une mendoj qe do te deshtoje deri sa nuk e ka Kosoven aty brenda me nje rol aktiv. Te mos harrojme, eshte shume e rendesishme per lexuesit tane ta dijne kete fakt qe per Vuciq dhe Rama, perfshirja e Kosoves ne kete iniciative eshte shume e rendesishme sepse pa Kosoven keto dy vende nuk mund te tregtojne lirshem sepse Kosova e kontrollon infratsrukturen rrugore dhe eksportet e ketyre dy vendeve, prandaj tarifat tona dhe kalimi tranzit i mallrave serbe per ne Shqiperi do te jete i nje kostoje shume i larte per Sebine por edhe per Shqiperine. per kete arsye Rama eshte shume i frustruar me ne dhe gati gati po e luan avokatin e Vuciq ne tryezat nderkombetare sepse revanshohet ndaj Kosoves. OB eshte ide e keqe dhe nuk i ndihmon Kosoves aspak, por do ti ndihmonte shume disa bizneseve ne Kosove dhe Shqiperi dhe me se shumti Serbise!

“Gazeta Projekti”: Si e shihni politikën e qeverisë Kurti, a janê realizuar pritjet për të? 

Bajra: Është shumë herët të definohet një gjykim kështu final për qeverisjen Kurti II. Unë mendoj që është percaktuar nje trajektore e rendesishme dhe do ta marrim vesh me mire pas tri viteve kur efektet e politikave te kesaj qeverie do te ndjehen ne popull, konsum dhe ekonomi. Une mendoj qe kjo dekade, e tera do te menaxhohet/qeveriset dhe dominohet nga qeverisja e LVV-se dhe gjate gjithe kesaj kohe une sikurse gjithe populli i Kosoves presim reforma te thella ne: Drejtesi, Ekonomi, Arsim e Shendetesi. Ne duhet te jemi te durueshem dhe ti menaxhojme vet edhe pritshmerite e medha qe kemi nga kjo qeveri. E theme kete sepse qeveria nuk mund te na kryeje te gjitha punet e te na shlyeje gjitha detyrimet. Une mendoj qe qeveria krijon infrastrukture dhe vizion ndersa populli duhet ta ndjeke rrugen e trasuar e kjo behet me se mirti kur ne si popull vazhdojme ta kultivojme dashurine per vendin, shtetin tone si edhe motivimin per te punuar me shume ne interes personal por edhe kolektiv qe ta zhvillojme Kosoven. Une mendoj se kete here, me kete qeverisje e kemi mundesine qe ti shfrytezojme te gjitha potencialet qe i kemi per ta cuar Kosoven perpara! 

“Gazeta Projekti”Në fund, mund ta shohim Emanuel Bajren në ndonjë formacion të mundshëm politikë në Kosovë në ndonjë afat kohorë të përshtatshëm.

Une mendoj qe ajo hapesire dita-dites po krijohet dhe jam duke veshtruar gjithe sfondin politik Kosovare ne menyre intenzive, por kjo me teper eshte nje projekt afatgjate – pra ne dekaden e qeverisjes se VV-se nuk pres ndonje angazhim direkt. Ne kete faze une do ta ndihmoje vendin tim qe ta shtroje rrugen siperfaqesore ekonomike, ne dekaden tjeter, besoj qe do te kemi levizje te re politike qe do ti ofroje Kosoves nje alternative krejt tjeter nga ato qe Kosova ka pas ne keto 30-vitet e fundit dhe mendoj une qe Kosova e viteteve 2030-ta me nje levizje te re politike do te kete nje fytyre krejt tjeter, nje Kosove komplet e pavarur, sovrane dhe me potencial per tu zhvilluar ekonomikisht, ushtarakisht dhe globalisht! Sot, Kosova nuk ka nje opozite te mirefillte. Fatkeqesisht opozita e sotme eshte shume e ideologjizuar dhe nuk eshte alternative potenciale per mire qeverisje. Kosoven duhet ta bejme krejt ndryshe nga vendet perreth ballkanit. Duhet ta bejme Kosoven atraktive per investiotret global, atraktive per te parkuar kapitalin e tyre ne nje vend me nje ekonomi te avancuar ne fushen e teknologjise, robotikes, inteligjences artificiale, agronomise si edhe ekonomise se hapesires. Por ne te njejten kohe nje vend te standrteve te larta ne fushen e arsimit e shendetesise, rendit e ligjit dhe sigurise per vet qytetaret e vet dhe per investitoret e ardhshem. Kosoven do ta pergatisim per transformimin e madh te dekades qe po vjen. 

Te faleminderit!

Related posts