
Në seancen e IX të Kuvendit Komunal në Klinë, si pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit financiar të komunës për periudhën Janar – Shtator 2018.
Anëtari i Kuvendit Komunal të Klinës nga radhët e AAK-së, Valmir Bacaj, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal theksoj se në bazë të raportit të menaxhimit financiar, buxheti për periudhën Janar – Shtator 2018 është më i lartë për 16.97%.
Të hyrat vetanake për këtë periudhën nëntëmujore janë rritur për 17.90%, çka vlen për tu përshëndetur vetëdijësimi i qytetarëve për pagesën e taksave komunale, në të cilën kategori kemi rritje, theksoj Bacaj.
Ndërsa sa i përket shpenzimeve në këtë nëntëmujor të vitit 2018, në bazë të raportit shihet se kemi reduktim të shpenzimeve që mund të quhen shpenzime luksi siç janë: shpenzimet e udhëtimeve zyrtare brenda vendit për 2,940.66 euro me pak, pastaj shpenzimet e telefonisë mobile vala për 5,191.61 euro me pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, pastaj mirëmbajtje dhe riparim të automjeteve për 1,586.99 euro më pak dhe reduktim të shpenzimeve tjera.
Edhe pse në total kemi rritje të shpenzimeve në kategorinë mallra dhe shërbime, megjithatë, janë shpenzime që ndikojnë direkt në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, siç janë furnizimet mjekësore, mirëmbajtje të shkollave, të cilat kanë shënuar rritje në këtë nëntëmujor, theksoj Bacaj.
Në bazë të raportit është pozitive fakti që shpenzimet bëhen konform ndarjeve buxhetore dhe asnjë shpenzim nuk bëhet nga kategoritë tjera jashtë planifikimeve buxhetore.
Fakti që kryetari Elezaj, në mënyrë sistematike bënë monitorimin e shpenzimeve, siguron një përformancë pozitive buxhetore, me të cilin monitorim identifikon dhe adreson barrierat për realizimin e buxhetit në nivel të planifikuar, përfundoj asamblisti nga radhet e AAK-së Valmir Bacaj.