
Një prind ka therë me thikë vajzën e tij në Deçan.
Rasti ka ndodhë për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, njofton policia e Kosovës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa prindi është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Thika është konfiskuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË FAMILJARE /Deçan 25.03.2022-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vajzën e tij viktimën femër kosovare e ka sulmuar me një thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Mjeti i dyshuar –thika është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.