970×90
970×90
970×90
970×90

Babai i pilotit në te cilin ishte Prigozhin, tregon se çka iu tha në telefon para nisjes në Shën Petersburg

Babai i pilotit në te cilin ishte Prigozhin, tregon se çka iu tha në telefon para nisjes në Shën Petersburg


Në mbrëmjen e 23 gushtit, një aeroplan Embraer-135BJ Legacy 600 u rrëzua në rajonin e Tverit, duke mbajtur, siçsupozohet, udhëheqjen e formacionit paraushtarak Wagner. Një nga pilotët ishte Rustam Karimov nga Perm. Babai i tide Shukuri, ka folur për mediat ruse për rrëzimin e avionit.

“Po, ky është Rustam Karimov, djali im. Ai ka punuar në këtë kompani vetëm tre muaj”, ka konfirmuar Shukur Karimov për 59. RU.

Rustam Karimov ishte 29 vjeç, lindur në Perm

Në vitin 2014, ai u diplomua në Shkollën e Aviacionit “Civil Sassov” në Rajonin Ryazan. Ai u martua para disa vitesh.

‘Në fillim ishte në shërbim, më pas punoi për linjën ajrore S7 dhe jetoi këtu në Perm”, thotë babai i pilotit për 59. RU.

“Kur filloi pandemia, ai humbi punën. Pastaj ai u punësua përsëri, por me fillimin e luftës në Ukrainë, ai humbi përsëripunën. The tre muaj më parë ai gjeti një punë në këtë kompani dhe dy muaj më parë u transferua në Shën Petersburg. Para fluturimit ka telefonuar nënën e tij dhe ka thënë se po fluturonte në kë kë fluturim”, tha babai

Babai i Rustam thotë se djali i tij nuk mund të kishte ditur për pasagjerët në fluturim, veçanërisht nëse Yevgeny Prigozhin ishte në mesin e tyre.

“Si e di ai se kush është në listë? Ai ishte thjesht një pilot”, shpjegoi Shukur Karimov.

Related posts