970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Avokatja e njohur: U bënë katër policë kundër një qytetari, nuk duhej të kishte dhunë fizike

Avokatja e njohur: U bënë katër policë kundër një qytetari, nuk duhej të kishte dhunë fizike

Ngjarja e mbrëmshme për të cilën raportoi Periskopi, ka zgjuar reagime të mëdha në mbarë vendin. Katër policë shihen teksa ushtrojnë dhunë fizike mbi një burrë dhe në sy të fëmijëve. Krejt kjo ndodhi si pasojë e mos mbajtjes së maskës nga i dyshuari B.S.

Policia e Kosovës në një deklaratë për Periskopin thotë se i dyshuari ka ofenduar, kërcënuar e më pas ka ngritur edhe dorë mbi zyrtarët që mbanin uniformën blu. Ky veprim i të dyshuarit ka bërë që situata të del jashtë kontrollit dhe të mbërrij deri në dhunë fizike.

Dhunën e shprehur nga zyrtarët e policisë, nuk e arsyeton asesi avokatja e njohur, Fehmije Gashi- Bytyqi.

Avokatja thotë se megjithëse qytetarët e Kosovës janë të obliguar ta respektojnë dhe zbatojnë ligjin anti Covid, në këtë rast veprimi i zyrtarëve të Policisë është keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

‘’Përkundër faktit që qytetarët e Kosovës janë të obliguar ta zbatojnë ligjin antiCovid, veprimi i mbrëmshëm i Policisë në drejtim të arrestimit të një qytetari në prezencë të publikut gruas dhe fëmijëve, konsideroj se është shkelje dhe keqpërdorim i autoritetit zyrtar që ua ka dhënë ligji vet Policisë së Kosovës’’.

Tutje, Gashi-Bytyqi nuk pajtohet me deklaratën e PK-së ku thonë se: ‘’ …në një moment ai (i dyshuari) ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarëve policor ku të njëjtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin’’.

Avokatja me të parë videon, deklaron se nuk ka pasë proporcion mes policëve dhe të dyshuarit.

‘’Përkundër faktit se PK është prononcuar se është përdorur dhuna në përpjestim siç e ka përdorur ai (i dyshuari) ndaj policëve edhe policët ndaj tij, kjo nuk qëndron sepse numri i policëve ka qenë 4 me 1 dhe ata janë të trajnuar e të shkolluar se si duhet të gjejnë mënyra për të ardh deri te arrestimi i një personi. Numri s’ka qenë në proporcion shembull 1 me 1 ose 1 me dy por 4 me 1’’, thotë ajo.

Sipas Gashi-Bytyqit, ndaj katër policëve duhet të fillojnë hetimet në bazë të procedurave në kuadër të ligjit të Policisë së Kosovës meqenëse sipas saj,  që të katërt kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

‘’Pika e parë konsideroj se vet konflikti që është nxitë deri në atë moment ka qenë i vrazhdë edhe forca nuk ka qenë në përpjestim. Me aq sa lexova, personi ka qenë i arrestuar për pengim të kryerjes së punës të zyrtarëve, konsideroj se tash edhe policët që e kanë kryer këtë veprim duhet që të ju nënshtrohen procedurave në kuadër të ligjit të PK-së’’, përfundon avokatja për Periskopin.

Kujtojmë se në korrik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Qeveria ka vendosur që kush nuk respekton masat e vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid-19 do të dënohet me gjobë nga 35 deri në 500 euro.

Related posts