970×90
970×90
970×90
970×90

Avokati Vata: Rritja e numrit të ministrive tregon ftyrën e “qeverisë së shpresës”

Avokati Vata: Rritja e numrit të ministrive tregon ftyrën e “qeverisë së shpresës”

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Labinot Vata, i a ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Ai ka kritikuar propozimin për rritjen e numrit ministrive nga LV-ja

“Propozimi i fundit, i VV-së drejtuar LDK-së, për rritjen e ministrive nga 12 ne 14 është sinjal i qartë se formati dhe organizimi i qeverisë bëhet për interesa të partive që negociojnë formimin e qeverisë, duke lënë anash interesin e vendit, për të cilin interes, partit në fjalë kanë marrë besimin për qeverisje të vendit”, tutje ai deklaron se ka humbur sensi i besimit për krijimin e institucioneve dhe rritja e numrit të ministrive tregon ftyrën e “qeverisë së shpresës”, ka deklaruar Vata për Gazeten Projekti.

“Mos mbajtja e premtimeve parazgjedhore, ende pa filluar qeverisjen, është gjithashtu sinjal, se nuk kemi të bëjmë me “koalicion të shpresës” dhe se Kurti, me propozimin për rritje të ministrive, po i arsyeton edhe kryeministrat paraprak”, përfundon Vata 

Related posts