![Avokati Koci për vrasjen në Kaçanik: Ishte e organizuar në formë mafioze](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/01/49696164-D9A0-4B0D-914C-C67890C1F8DB.jpeg)
Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me vrasjen që ndodhi të hënën mbrëma në Kaçanik.
Duke e përshkruar se si ka ndodhur rasti, Koci ka thënë se kjo është vrasje tipike e llojit të mafiozëve.
“Mbrëmë vonë në magjistralen Ferizaj Kaçanik, persona të panjohur kanë shti breshëri plumbash mbi shoferin, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Pak më tutje, pas një kohe, në afërsi të fshatit Soponicë të Kaçanikut, është gjetur një veturë e përfshirë në flake”.
“Modus operandi tipik i vrasjeve të organizuara mafioze. Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët”, ka shkruar ai në Facebook.
48-vjeçari me inicialet N.C., u gjet i vdekur të hënën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Hetimet e para flasin për një vrasje e cila dyshohet se u krye rreth orës 23:50.
Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ekzaminimet në vendin e ngjarjes tregojnë se personi apo persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kishin gjuajtur me breshëri plumbash drejt automjetit ku ishte viktima N.C./