
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson, në Gjykatën Speciale, Ben Emmerson, ka thënë se nuk ekziston asnjë provë që fakton se liderët e akuzuar të UÇK-së kanë qenë pjesë e një grupi kriminal.
Sipas tij, është tërësisht e kundërta. I vetmi faj i liderëve të UÇK-së është që janë munduar të mbrojnë popullatën civile të Kosovës.
“Nuk ka ekzistuar ndërmarrje e përbashkët kriminale sic thuhet në aktakuzë. UÇK ka qenë një lëvizje kryengritëse popullore, spontante dhe e organizuar në mënyrë minimale për të mbrojtur popullatën civile nga regjimi serb. Më shumë se 10 mijë civilë serbë janë vrarë nga forcat serbe. Shumë masakra kanë ndodhur dhe shqiptarët u varrosën nëpër varre masive. Shumë u zhvarrosen dhe sot janë ende ne Serbi dhe janë fshehur atje. Tribunali i Hagës, që u ndërtua për trajtuar krimet e atij konflikti, ka dënuar gjashtë eprorë të lartë të ushtrisë dhe policisë serbe.”, ka thënë Emmerson.
Ai ka thënë se krimet individuale potenciale të ndonjë personi në Kosovë, nuk mund të ndërlidhin liderët e UÇK-së me akuza për krimet kundër njerëzimit.
Emmerson ka shtuar se të gjitha këto aktazua ndaj ish liderëve të UÇK-së janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës më parë.
Ai ka kërkuar së paku 18 muaj që të ekzaminohen të gjitha faktet me të cilat prokuroria akuzon ish liderët e UÇK-së për krime e jo 6 muaj sa është deklaruara prokuroria.