970×90
970×90

Avokati i Thaçit në Hagë, do të jetë kroati që e mbrojti Ante Gotovinën

Avokati i Thaçit në Hagë, do të jetë kroati që e mbrojti Ante Gotovinën

Pas dorëzimit të aktakuzës kundër tij, presidenti i vendit Hashim Thaçi do të udhëtoj të Hënën për në Hagë. Ku do të intervistohet dhe ate atë do ta mbrojë avokati kroat, Luka Misetiq i cili kishte mbrojtur edhe gjeneralin kroat të luftës Ante Gotovina

Avokati Misetiq, që ka përvojë në mbrojtjen e pjesëtarëve të luftërave të Jugosllavisë, pritet të jetë avokat i presidentit Hashim Thaçi gjatë proceseve në Hagë. 

Thaçi ka njoftuar për herë të parë se do të intervistohet në Hagë, të hënën më 13 korrik e atë pritet ta mbrojë avokati kroat, Luka Misetiq. 

Ai është në listën e 40 juristëve të akredituar, të cilët mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara.

Kroati tashmë ka nisur “mbrojtjen” publike të presidentit Thaçi. Pas njoftimin se Prokuroria e Hagës ka dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit, Misetiq shkruante se Thaçi ka të drejtë dhe e lidhte njoftimin për dorëzim të aktakuzës si interferim në takimin në Shtëpinë e Bardhë, ku do të shkonte Thaçi për rinisje të dialogut me Serbinë. 

“Thaçi ka të drejtë. Thembra e Akilit në drejtësinë ndërkombëtare për afro 30 vjet kanë qenë akuzat për interferim politik. Kështu që, cili është hapi i parë i madh i Zyrës së Prokurorit të Specializuar? Zbulimi i një informate të rëndësishme vetëm për ta ndaluar një proces paqësor politik. Fillim i keq për Gjykatën Speciale” , ka shkruar avokati në Twitter. 

Më parë në Hagë, Misetiq e ka mbrojtur Ante Gotovinën, komandant i forcave kroate, i cili kishte udhëhequr në operacionin “Stuhia” kundër forcave serbe. Gotovina ishte dënuar me 24 vjet burgim, por u lirua një vit më vonë, në 2012-n, duke u shpallur i pafajshëm. 

Avokati Misetiq është pjesë e firmës ligjore amerikane “Squire Patton Boggs”, me të cilën shteti i Kosovës ka pasur disa kontrata gjatë qeverisjes Thaçi, e më pas edhe kontrata lobuese.

E njëjta kompani ka pasur kontrata për mbrojtjen e Kosovës në disa procese gjyqësore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. 

Ndaj presidentit Hashim Thaçi, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë, për të cilën ka njoftuar publikisht dy javë më parë. 

Aktakuza nuk është konfirmuar akoma, ndërsa, sipas njoftimit të ZPK-së, Thaçi, që ishte drejtor politik i UÇK-së, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 

Presidenti Thaçi, më parë nuk e ka pranuar se është intervistuar ndonjëherë nga prokurorët e Hagës. 

Related posts