970×90
970×90
970×90
970×90

Avokati Arifi: I mbrojturi im është gjendur në kohën dhe vendin e gabuar

Avokati Arifi: I mbrojturi im është gjendur në kohën dhe vendin e gabuar

Pas shkrimit të botuar në gazetën “Zëri”, avokati Alban Arifi ka konfirmuar se Prokuroria Themelore në Prishtine ka ngritur aktakuzë ndaj të mbrojturit tim se ka ofrua ndihmë në kryerjen e Veprës Penale sulm ndaj personit zyrtar, raporton zeri.info.

“Me datën 25.10.2018 është mbajtur shqyrtimi i parë fillestar, ku i mbrojturi im është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën e prokurorisë.

Duke marrë për baze të gjitha rrethanat të cilat kanë quar deri te sulmi ndaj tani të dëmtuarit Sokol Zogaj, si dhe ngritjes se Aktakuzës për të mbrojturin tim, i cili ne ketë rast nuk është përgjegjës për kryerjen e veprës penale në fjalë për shkak se nuk ka dijeni se kush e ka kryer sulmin ne fjalë, nuk e ka ndihmuar askënd që të kryej sulmin,nuk ka ndërmarr asnjë veprim kundër tani të dëmtuarit dhe se me thënë shkurt është gjendur në kohën dhe vendin e gabuar në një zonë kur dhe është sulmuar Sokol Zogaj, siç kanë qenë edhe shumë qytetar të tjerë në atë kohë në lagjen Ulpiana” ka thënë avokati Arifi

Sipas tij, rasti në fjalë ka bërë një bujë të madhe media, duke hedhur pista të ndryshme të dyshimit, duke përmendur emra të ndryshme, ku ndër ta është edhe i mbrojturi tij.

“Unë dua të besoj në një gjykim të drejt dhe të paanshëm, qe përgjegjësit kryesor ne lidhje me ketë rast të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar e që në rastin konkret nuk kemi asnjë të arrestuar” ka thënë ai.

Related posts