![Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/C538ED13-9B71-4BE0-8BC3-BEAAAC7CAAC5.jpeg)
Vendimi është bërë i ditur përmes njoftimit nga Zyra për Komunikim Publik
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja“, thuhet në njoftim.
Zogiani i emëruar i fundit nga kryeministri Kurti është analist i studiove televizive. Në debate ai vazhmisht ka mbrojtur partinë në pushtet.
Ai është edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2017 ishte edhe kandidat për kryetar të Fushë Kosovës.