![Avioni i Erdogan plot me bebe: Foshnjat e shpëtuara nga tragjedia dërgohen në Ankara](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/399FB2FF-87EC-4574-9F1F-858667203019.jpeg)
Foshnjat e gjetura vetëm gjatë kërkimeve pas tërmeteve vdekjeprurëse në qytetin Kahramanmaras janë dërguar me avion në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Fotografitë tregojnë 16 nga fëmijët në aeroplanin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, sipas llogarive në Twitter të qeverisë.
Ministri turk i familjes, Derya Yanik, tha se ato janë në gjendje “shumë të mirë”.
![](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/F024B3BB-5E91-40E4-8502-66643929E425-273x300.jpeg)
Postimet në Twitter vijnë mes kritikave për atë që disa të mbijetuar e kanë quajtur një përgjigje të ngadaltë dhe joadekuate nga qeveria.
Presidenti Erdogan pranoi se kishte “mangësi” në përgjigjen e vendit të tij, por fajësoi kushtet dimërore dhe dëmtimin e aeroportit të Hatay.
“Nuk është e mundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi të tillë”, tha zoti Erdogan.
“Ne nuk do të lëmë asnjë nga qytetarët tanë pa u kujdesur.
Ai u përgjigj gjithashtu kritikëve, duke thënë se “njerëz të pandershëm” po përhapin “gënjeshtra dhe shpifje” për qeverinë.