
Një avion luftarak francez që mbante dy pilotë është zhdukur nga radarët në malet e Juras, në kufirin franko-zviceran.
Mirage 2000 u ngrit të mërkurën për një stërvitje nga aeroporti ushtarak Nancy-Ochey në Francën veri-lindore me dy anëtarë të ekuipazhit, sipas autoriteteve rajonale të Doubs, përcjell albinfo.ch.
Një zëdhënës i forcave ajrore franceze tha se avioni ishte parë për herë të fundit mbi një zonë malore të mbuluar me borë midis rajoneve të Haut-Doubs dhe Haut-Jura pranë Gjenevës, pak pas orës 11:00.
Xhandarmëria Jura tha në faqen e saj në Facebook se avioni kishte fluturuar mbi malet Jura mes Mouthe dhe Mignovillard në Francë dhe kufirin zviceran.
Që atëherë, nuk ka pasur kontakt me dy anëtarët e ekuipazhit, një burrë dhe një grua, po ashtu një kërkim aktiv është duke u zhvilluar.
Operacioni në këtë zonë malore është i komplikuar nga bora dhe pamja e dobët.
“Mirage 2000″ ishte i paarmatosur dhe nuk kishte një rezervuar shtesë të karburantit”, sipas autoriteteve të Doubs.