
Shaban Tofaj, Alban Foniqi edhe Naim Foniqi, kanë zgjedhur një metodë tjetër për të bërë sport në Kosovë apo pēr të kaluar kohën e lirë.
Avantura me kajak i ka sjell ata në lumin e Drinit ku kanë zhvilluar këtë sport ujorë mbi 12 orë lëvizje, apo kalim me shumë se 50 KM.
Shaban Tofaj i cili edhe jeton në Gjermani por këto ditë po qëndron në pushime ka thënë se kajakt i kanë sjell nga Gjermania ku tashmë ky sport është shëndrruar në një pasion për të.
“Është një aktivitet i cili me sa kam pa nuk zhvilllohet në Kosovë dhe këtë e kemi futur për qëllime dhe avanturë personale. Një sport ujor me të cilin i shijonë bukurtë natyrore të cilat i ofron lumi apo Liqeni kur gjendesh në Kajak, andaj shpresojmë se Kosova ta praktikon këtë sport ujorë”, shprehet Tofaj për portalin online “Gazeta Projekti”
Kujtojmë se sporte të tilla i mungojnë vendit tonë Kosovës, prandaj edhe interesimi në të ardhmen duhet të fokusohet më shumë të prezantimi i sporteve të reja. / www.gazetaprojekti.com /