970×90
970×90

Avdullah Hoti shpjegon se pse nuk ka problem me buxhetin nëse mësimdhënsit marrin nga 100 euro

Avdullah Hoti shpjegon se pse nuk ka problem me buxhetin nëse mësimdhënsit marrin nga 100 euro

2.9 milionë euro në muaj do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës kërkesat e SBAShK-ut për 100 euro në muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave, deklaroi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, raporton gazeta online Reporteri.net.

Asnjë problem nuk i shkaktohet buxhetit nga plotësimi i kësaj kërkese të grevistëve, vlerësoi ish-ministri i financave, Avdullah Hoti.

Për këtë që Hoti e sheh si moshkaktues të asnjë problemi ndaj Buxheti, ai numëron disa arsye. “Për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”.

“Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës”.

Reagimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”.

Në arsimin parauniversitar janë të punësur 28,834 persona:

  • 23,033 mësimdhënës parauniversitar,
  • 3,276 personel ndihmës,
  • 919 personel edukativ në çerdhe,
  • 1,606 staf adminsitrativ.

Rrjedhimisht:

28,834 të punësuar x 100 Euro në muaj = 2.9 mil Euro në muaj.

Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë.

Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.

Related posts