Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, pas mbledhjes së deputetëve të kësaj partie me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, ka treguar përmbajtjen e programit qeverisës të LDK’së me partnerët e saj.
AAK’ja ka kërkuar që të realizohet projekti i Autostradës së Dukagjinit, të cilën e ka anuluar Ministria e Infrastrukturës nën drejtimin e LDK’së gjatë Qeverisë Kurti.
Gashi thotë se ky projekt, edhe pse e ka kërkuar partneri i saj, nuk është prioritet dhe është pezulluar, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia.
“Projektet madhore infrastrukturore nuk janë prioritet e para të kësaj Qeverie. Prioritet e kësaj Qeverie do të jenë lufta e Covid – 19, përballimi dhe rimëkëmbja ekonomike. Projektet madhore do të shikohen me mundësi të financimit të jashtëm. Ajo do të mbetet pezull përderisa nuk e kemi të qartë se si do të shkojë ekonomia. Jemi të harmonizuar me partnerë për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Gashi.
Ndonëse Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin për mandatimin e Hotit kryeministër, deri sa të dalë me një aktgjykim, Gashi thotë se do ta thirret seanca për votim të Qeverisë së re do të thirret sapo të dalë vendimi i Kushtetueses,
“Në momentin që del vendimi, do të aktivizojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme” , tha ai.