970×90
970×90

Autobusi me pasagjerë nga Kosova sulmohet në Serbi

Autobusi me pasagjerë nga Kosova sulmohet në Serbi

Kjo nuk është herë e parë që pasagjerët e Kosovës tronditen me sulme me gurë në territorin e Serbisë.

Udhëtari Uka Halilaj, ka thënë për RTK-së, se sulmi me gurë ka ndodhur të hënën në orën 22:20 minuta dhe në atë moment të gjithë udhëtarët kanë qenë të tronditur.

“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai. Sipas tij Policia e Serbisë, kanë dal në ngjarjes pas 15 minutave.

Ai bëri me dije se pastaj kanë vazhduar rrugën e relacionin për Austri.

Related posts