Aurora Berisha, kandidatja energjike dhe ambicioze e PDK-së për deputete, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj politik duke hapur një zyrë për të takuar elektoratin e saj në qytetin e saj të lindjes Drenasin, shkruan Gazeta Projekti.
Me numrin 68 në listën e PDK-së, ajo dëshmon përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve dhe për të dëgjuar nga afër nevojat dhe shqetësimet e tyre. Ky veprim është një tregues i qasjes së saj të hapur dhe transparente ndaj politikës, ndërsa ajo synon të përfaqësojë me dinjitet dhe përgjegjësi interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.