970×90
970×90
970×90
970×90

Audi S6 do të ketë motor edhe më të fuqishëm

Audi S6 do të ketë motor edhe më të fuqishëm


Sedani me dukje mbresëlënëse, do të ketë motor që prodhon 444 kuaj fuqi

Në muajin prill, Audi e ka prezantuar modelin S6 të ri, me ndryshime të lehta në dukje, derisa kishte motor 3.0 litra V6 që ndihmohej nga një motor elektrik, duke bërë që së bashku të prodhojnë 349 kuaj fuqi, ndërsa tani këto specifika kanë ndryshuar.

Ky model, tani do ta ketë edhe versionin me 2.9 litra që kombinohet me një sistem të ri hibrid me 48 volt, që i mundëson të prodhojë 444 kuaj fuqi, duke bërë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.4 sekonda.

Me këtë kapacitet me motor edhe më të fortë, është për 109 kuaj fuqi më i fuqishëm se modeli standard A6. Të gjithë këtë shpejtësi, e dërgon në të katër rrotat, nëpërmjet tetë shpejtësie automatike.

Versioni fillestar ka çmim nga 66 mijë euro, derisa 70 mijë e duhet paguar për Audi S6 me pako të plotë.

Related posts