Bashmir Xhemaj, është ky emri më i ri i cili po futet në botën e lexuesit shqiptar me vepren e tij të re.
Pralajmërimi të cilin ai e ka bërë se në shtyp e ka derguar librin e tij të ri, ka zgjuar kurreshtjen te lexuesi shqiptar.
Përtej faktit se ai e trajton një temë intriguese dhe interesante, është edhe historia mbresëlënëse e një shqiptari të pa arsimuar, i cili kishte arritur të punonte për Organizatën amerikane CIA.
Bëhet fjalë për Destan Berishën nga Prizreni, për të cilin autori kishte marr fakte dhe kryer hulumtime 4 vite, për ti prezantuar me një roman atraktiv për lexuesin. Shkruan GazetaProjekti.
Atraksioni dhe kurreshtja të cilën e shpalosë ky roman, vjen qysh nga kopertina e librit e cila është një tërheqje profesionale dhe historia intriguese të cilën pritet të ballafaqohet lexuesi i biografisë. “Një shqiptar në CIA”, të autorit Bashmir Xhemaj.