
Atletico Madrid priti Celta Vigo-n në ndeshjen përmbyllësë të javës në La Liga.
Në “Wanda Metropolitano”, Atletico u ndal në fund, duke mos arritur të përfitonte nga magjia e Luis Suarez.
Ndeshja filloj në mënyrë perfekte për musafirët, ku vetëm pas 13 minutave gjetën epërsinë përmes golit të Santi Mina-s.
Kur ndeshja dukej që po shkonte në pushim mes pjesëve me avantazh të Celta-s, në skenë u ngjit Luis Suarez.
Pas një asistimi të ish lojtarit të Real Madrid-it, Marcos Llorente, ish lojtari i Barcelona-s, Luis Suarez barazoi shifrat në 1-1.
Pjesa dytë nisi në mënyrë perfekte për Los Colchoneros, të cilët vetëm pesë minuta pas rifillimit shënuan për 2-1.
Përsëri protagonist ishte Luis Suarez, që këtë rradhë shfrytëzoi një harkim të Renan Lodi-t, për të shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për Atletico-n.
Kur Atletico dukej se e kishte të sigurt fitoren, Ferreyra shënoi për Celta-n duke barazuar në 2-2.
Atletico shkëputet me tetë pikë nga Real Madrid dhe Barcelona, gjithashtu me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Tabela e La Liga-s pas 21 javëve të zhvilluara: