Kalimi i kohës në hapësirë ndryshon përgjithmonë gjenet tuaja, ka zbuluar studimi më i ri i Nasa-s.
Astronauti Scott Kelly tani ka ADN ndryshe nga vëllai i tij binjak identik, pasi kaloi vetëm një vit në hapësirë, kanë gjetur shkencëtarët, transmeton portali.
Nasa ka thënë se studimi i jashtëzakonshëm është një hap i rëndësishëm në përgatitjet e tyre për një mision trevjeçar në Mars në vitet 2020.
Pas 340 ditëve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, astronauti amerikan Scott Kelly është kthyer në Tokë në mars të vitit 2016.
Nasa që nga atëherë ka kryer një mori testesh për të studiuar efektet e misionit në trupin e Kellyt duke përdorur binjakun e tij identik Mark, i cili mbeti në Tokë si subjekt kontrolli.
Vëllezërit kanë gjenome gati identike, duke lejuar një vështrim të pashembullt të efekteve fizike të udhëtimit hapësinor afatgjatë.
Gjaku dhe mostrat e tjera biologjike u morën nga dyshja para, gjatë dhe pas misionit të Kellyt.
Nasa gjeti që 93 për qind e gjeneve të Kellyt u kthyen në normalitet pasi u kthye në shpi, mirëpo shtatë për qind të tyre u ndryshuan përgjithmonë.
Këto ndryshime afatgjata goditën gjenet që lidhen me sistemin imunitar, riparimin e ADN-së, formimin e kockave dhe mënyrave se si indet marrin oksigjen dhe dioksid karboni.