970×90
970×90

Asnjë politikan nuk e priti kampionen evropiane Majlinda Kelmendi, Kuka ka një mesazh për ta

Asnjë politikan nuk e priti kampionen evropiane Majlinda Kelmendi, Kuka ka një mesazh për ta

Të martën në mesditë arriti në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ekuipazhi i xhudisteve kosovare që morrën pjesë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Ajo çfarë ra në sy ishte numri i madhë i mediave dhe gazetarëve, por asnjë politikan nuk doli për ta pritur kampionen e re evropiane, Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën që fitoi medaljen e argjendtë, shkruan Indeksonline.

Arkitektit të të gjithë këtij suksesi, Driton Kukës nuk i bëri përshtypje kjo. Ai pati një mesazh për deputetët që nuk e miratuan Ligjin për Sponzorizim.

“Për politikanët që nuk kanë dalë me na prit, nuk e kemi bërë të madhe. Edhe ata nuk janë interesu qaq shumë. Nuk është me rëndësi kjo. Ne po i tregojmë popullit tonë që sporti ka vlera. Po pres që ata deputetë që nuk e kanë votu ligjin për sponzorizim të reflektojnë sepse garuesit dhe sportistët për djersën që e derdhin në stërvitje meritojnë të kenë përkrahje me këtë ligj” tha Kuka para gazetarëve.

Related posts