970×90
970×90

Asfalti që nuk qëndroi as 5 ditë

Asfalti që nuk qëndroi as 5 ditë

Rruga që lidh Klinën me qytetin e Istogut e cila ishte përfunduar jo më shumë se para pesë dite, është prishur pothuajse menjëherë.

Siç shihet edhe në foto asfalti i shtruar është qarë plotësisht.

Kjo rrugë është shumë e rëndësishme sepse lidh komunën e Klinës dhe Istogut, e cila ka qenë në gjendje mjaft të keqe

Merret vesh se kompania e kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve është “Firma Shkëmbi” nga Istogu.

Sipas informacioneve kjo firme gjithashtu e ka shtruar komplet edhe unazën e qytetit te Klinës.

Lexues të FaktePlus, kanë dërguar fotografi ku shihet gjendja reale e rrugës e cila parashihej të qëndronte një kohë të gjatë, por gjendja në teren tregon krejtësisht të kundërtën.

Related posts