970×90
970×90

Asamblistja e LDK-së aderon në AKR, i ofrohet posti i zëvendësministres

Asamblistja e LDK-së aderon në AKR, i ofrohet posti i zëvendësministres

Bejta e cila ishte njëra ndër më të votuarat si dhe njëra ndër asamblistet më të zëshme të LDK-së në Prishtinë, ka vendosur që ta braktisë partinë për një pozitë që i është ofruar asaj.

Se do të këtë aderime të reja në AKR e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti, Vesel Makolli.

Ai në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se shumë shpejt do të ketë aderime të reja në këtë parti. Por që siç thotë ai, ende nuk është zyrtare.

“Ende nuk i kemi zyrtarizuar, por do të ketë. Ende janë në bisedime, por që do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë shkurt Makolli për lajmi.net.

Ndërkohë burime të lajmi.net bëjnë me dije se partia e Pacollit i ka ofruar Bejtes postin e zëvendësministres si dhe postin e anëtares së kryesisë së AKR-së.

Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se mbrëmë në prani të Rrahim Pacollit dhe Fatmir Matoshit të AKR-së , është arritur marrëveshja me asambleistën e LDK-së.

Aderimi i saj pritet të ndodh brenda ditëve të ardhshme. /Lajmi.net/

Related posts