Asamblisti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin se nuk e ka lënë të hyjë në Komunë duke ia ndaluar atij hyrjen në objekt.
Siç thotë ai, qëllimi ishte të takonte nënkryetarin Selim Pacollin. “Sot Shpend Ahmeti vendosi të me ndaloj hyrjen në Kabineti e tij, duke vendosur sigurimin para hyrjes. Qëllimi ishte të takoj nënkryetarin Selim Pacollin e jo Kryetarin”, ka shkruar ai.
Rrahmani thekson se përveç që është qesharak ky veprim i tij është edhe i turpshëm në çfarë gjendje ka ardh.