
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do ta mbajë seancën e 77-të.
Diskutimet kryesore do të mbahen nga data 20 deri më 26 shtator.
Siç raporton Klan Kosova, në këto diskutime do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Temë e diskutimeve do të jenë zhvillimet aktuale, me theks të veçantë lufta në Ukrainë.
E temë e diskutimit pritet të jetë edhe Kosova.
Aty do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.