
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se takimi mes dy liderëve, Isa Mustafës dhe Albin Kurtit ka përfundur edhe sonte pa marrëveshje, raporton Periskopi.
‘’ Takimi mes dy liderëve ka përfunduar, i cili që ka filluar në orën 17 . Janë pajtuar që t’i intensifikojnë takimet në ditët në vijim, për arritjen e marrëveshjes mes vete’’, ka thënë Mustafa.
‘’Këto janë informatat e vetme që kam nga liderët. Po besoj që takimi i radhës do të ndodh së shpejti, nëse jo nesër, pasnesër’’, përfundoi ai.