
Këngëtarët tanë po mendojnë për publikun edhe në këtë periudhë pandemie.
Efektet e koronavirusit janë vërejtur edhe në industrinë e argëtimit, ku janë anuluar festivale, koncerte, premiera filmi, e të tjera, shkruan lajmi.net.
Artistët tanë, gjatë këtyre ditëve po qëndrojnë pranë më të dashurve të tyre, ndërsa kanë pezulluar për periudhë të pacaktuar të gjitha planet që kishin.
Shumë prej tyre, edhe në këto ditë mendojnë për fansat e tyre, andaj kanë lansuar disa projekte muzikore.
Disa prej tyre i kishin të përfunduara këngët, por i sollën më herët, në mënyrë që t’i argëtojnë qytetarët që po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Këta janë emrat e estradës që sollën këngë të reja gjatë karantinës:
Ledri Vula
Reperi Ledri Vula në orët e para të 13 marsit lansoi albumin e ri “10/10”, i cili përmban 15 këngë të reja.
Disa prej këtyre projekteve, Ledri i solli të shoqëruara edhe me videoklip, siç janë “10/10”, “Alien” dhe “100”.
Ky i fundit është në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Singullarin. Të gjitha këto këngë, po priten mirë nga fansat e reperit.
Noizy
Një tjetër artist që gjatë kësaj periudhe solli album të ri është “Noizy”. Ai publikoi më 3 prill albumin “Epoka”, në të cilin përfshin disa projekte muzikore.
Në mesin e tyre është edhe dueti me Varrosin “Who want something”.
Loredana Zefi
Loredana javë më parë lansoi bashkëpunimin “Du bist mein”, me Zunën, i cili po shënon sukses të madh. Kënga po qëndorn në krye të tabelave në Gjermani. Ndërsa, në kanalin YouTube ka marrë afro 13 milionë klikime.
Era Istrefi
Më 27 mars, Era Istrefi është rikthyer pas një pauze me këngë të re, ajo publikoi “No maybes” në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Sencan.
Remzie Osmani dhe Fifi
Dy emra shumë të dashur për publikun, Remzie Osmani dhe Fifi u bënë bashkë për këngën e re.
Artistet sollën projektin lezet më 31 mars, datë në të cilën Fifi festoi ditëlindjen. Kjo këngë ka marrë mbi 1 milion klikime në YouTube.
Dafina Zeqiri
Më 24 mars, këngëtarja Dafina Zeqiri publikoi këngën “Një herë në jetë”, të cilën kësaj radhe e solli në bashkëpunim me Cricket.
Kënga menjëherë u shndërrua në mesin e këngëve hit, dhe ka marrë mbi 8 milionë klikime në YouTube.
Skivi
Më 31 mars, Skivi publikoi këngën e shumëpritur “Pikë”, të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin.
Genc Prelvukaj dhe Sinan Vllasaliu
Dy artistët, në javën e parë të prillit publikuan me videoklip këngën “Hallall e ke”.
Projekti i Gencit dhe Sinanit po pritet mirë në publik dhe ka marrë mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube.
Tayna
Reperja Tayna pas kërkesave të shumta të fansave të saj, dje (14 prill) publikoi projektin e ri me titull “A jo”.
Artistja kësaj radhe vendosi që këngën ta sjell vetëm në versionin audio, ndërsa tha se shpreson që kjo këngë t’i disponojë të gjithë sado pak në këtë situatë.
Fero
Edhe Fero u bë aktiv gjatë pandemisë. Reperi këto ditë publikoi projektin “1 e keni”, të cilit ia bashkëngiti edhe videoklipin.
Kënga është ‘diss’ për Noizyn, të cilin vazhdimisht gjatë kësaj periudhe e ka ‘thumbuar’ lidhur me albumin e ri.
Mc Kresha
Reperi Mc Kresha ditë më parë vendosi ta publikojë videoklipin e këngës “KG”, në bashkëpunim me Singullarin.
Lluni
Anëtari tjetër i “PINT”, Lluni, solli këto ditë këngën “Dope Man”, në bashkëpunim me Semiautomatik.
Skerdi Ago
Një këngëtar shumë aktiv në këtë periudhë ka qenë Skerdi Ago, i cili publikoi projekte të njëpasnjëshme.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm që kishte me Labinot Tahirin, ai në këto ditë të izolimit solli edhe dy këngë tjera.
“Tradhtare 2” dhe “Vaj”, janë dy këngët e reja të Skerdit, kjo e fundit në bashkëpunim me Elinel.
Getinjo
Reperi Getinjo këto ditë ka qenë mjaft aktiv me ‘freestyle’ nga shtëpia. Por, nuk kanë munguar as këngët e reja.
Ai ditë më parë publikoi projektin “S’ka shpesh”, të cilin vendosi ta sjellë vetëm në versionin audio.
Ndërsa, pas saj, ai mbrëmë publikoi këngën “Rash”, të cilës ia shoqëroi videoklipin e realizuar në shtëpi.
Baby G
Baby G vendosi që këtë muaj të rikthehet pas një pauze goxha të gjatë. Ajo solli këngën “Rap Song”, të shoqëruar edhe me videoklip.
Besart Halmi
Edhe Besart Halimi vendosi që në këto ditë izolimi, të publikojë këngën e re. Ai dy javë më parë solli baladën “Pa fjalë”, të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin.
Këngëtari gjatë kësaj periudhe nuk i ka kursyer edhe performancat ‘live’ nga shtëpia.
Gena
“Mall për ty”, titullohet projekti, të cilin Gena e solli më 25 mars, vetëm në versionin audio.
Mentor Haziri
Ky artist më 19 mars publikoi projektin e veçantë me titull “Mara”. Edhe Mentori, këngën e re e vizualizoi me videoklip.
Rona Nishliu
Rona në bashkëpunim me grupin e Pëllumb Elmazit publikoi këngën “Kasmangjesa tu Naxhije”.
Ky projekt u publikua në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kushtuar Kujtim Paçakut.
Linda Halimi
Linda Halimi më 2 prill publikoi projektin “Gur”, të cilin vendosi ta sjellë vetëm në versionin audio.
Kastro Zizo
Për dallim nga emrat e lartpërmendur, Kastro Zizio gjatë ditëve të izolimit realizoi album të ri.
“Karantina” mban titullin albumi i ri i Kastros, të cilin e solli në bashkëpunim me Vinsmoker dhe përmban 6 këngë.
“Krantina”, “The Boss”, “Dunk in love”, “Kuleta”, “Lemon” dhe “Ata”, janë titujt e këngëve të “Karantinës”.
Kledi Bahiti
Edhe Kledi Bahiti në këto ditë të karantinës realizoi këngë të re. “Idiot”, titullohet kënga e tij e re, e realizuar pa videoklip.
Irkenc Hyka
Irkenc Hyka pesë ditë më parë publikoi këngën “Gënjeshtër”, baladë kjo e cila erdhi vetëm në versionin audio dhe po pëlqehet shumë nga publiku.
Korab Shaqiri
Më 12 prill, Korabi publikoi projektin “Dilema”, për klipin e të cilit u kujdes vet ai.
Elgit Doda
Elgiti në këto ditë kur po qëndrojmë të mbyllur në shtëpi, solli këngë më ndryshe, ai publikoi “Runaway” vetë me instrumental.
Flaka Krelani
Në listën e artistëve që sollën këngë gjatë kësaj periudhe është edhe Flaka Krelani. Artistja të hënën solli projektin me titull “KTMD”, vetëm në versionin audio.
Këngëtarët po vazhdojnë që ditë pas dite të sjellin këngë të reja, për t’i argëtuar fansat edhe në këtë kohë, kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, në mënyrë që ta evitojnë përhapjen e COVID-19.