![Artikulli në “The Economist”, Rukiqi jep versionin e tij](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_5246.jpeg)
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë cent për promovimin e artikullit për ekonominë e Kosovës, në “The Economist”, ndonëse pushtetarët e shfrytëzuan për ta shitur si arritje.
The Economist – revista prestigjioze britanike – para pak javësh ka botuar një artikull ku e lavdëron ekonominë e Kosovës. Artikulli në fjalë del të jetë artikull i sponsorizuar, dhe këtë e thekson edhe vetë botuesi që në hapje të linkut, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Siç ka shpjeguar Rukiqi, promovimi në prestigjiozen britanike është si rezultat i një memorandumi që ka nënshkruar OEK në vitin 2021.
“Promovimi ne The Economist, eshte rezultat i nje Memorandumi te nenshkruar, nga Oda Ekonomike e Kosoves, Oda Ekonomike Amerikane ne Kosove, Klubi i Prodhuesve te Kosoves dhs Projekti i USAID, Kosovo Compete, ne Dhjetor te vitit 2021”, ka thënë ai derisa ka shtuar se Qeveria nuk ka kontribuuar me asnjë centë. “Pavaresisht qellimit te mire, Qeveria e Republikes te Kosoves nuk ka pranuar te paguaj asnje cent per kete promovim”.
Tutje, në një postim të vitit 2021, nga Kosovo Network Export, shpjegohet edhe qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi, për të cilin ka folur Rukiqi.
“Përmes aktiviteteve të ndryshme, programi synon të zgjerojë vetëdijen dhe të ndikojë në një ndryshim pozitiv në perceptimet e jashtme për Kosovën, të forcojë lidhjet e biznesit dhe eksportit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të huaj të biznesit, dhe të forcojë rolin e organizatave mbështetëse të biznesit si partnerë të rëndësishëm promovues dhe agjentë të ndryshimit“,