970×90
970×90
970×90
970×90

Artikujt ushqimorë të cilët patjetër duhet t’i eliminoni nga menyja për ta balancuar tiroiden!

Artikujt ushqimorë të cilët patjetër duhet t’i eliminoni nga menyja për ta balancuar tiroiden!

Gjëndra tiroide ndikon në punën e të gjitha organeve të trupit. Për këtë shkak është me rëndësi ta mbani trupin në formë, mirëpo jemi dëshmitarë që gjithnjë e më shumë njerëz, posaçërisht femra, kanë probleme me të.

Puna e saj për shkaqe të ndryshme mund të çrregullohet, andaj do të flasim për gjendjen e punës së shpejtuar apo për gjendjen e punës së ngadalësuar të gjëndrës tiroide.

Hipertireoza mund të zbutet me shmangien e ushqimit të caktuar, mirëpo, zgjedhja e drejtë e artikujve ushqimorë mund të jetë goxha individuale.

Prandaj është mirë të kërkohet këshillë nga mjeku para se disa artikuj të theksuar në vazhdim të tekstit t’i eliminoni nga ushqimi.

Në rast të hipertireozës shmangni:

1. Ushqimin e pasur me jod: alga dhe frutat e tjera të detit të cilat përmbajnë shumë jod. Gjithashtu duhet të shmangni kripën e jodizuar, sepse ajo përmban sasi shumë më të mëdha të jodit.

2. Qumështin me shumë yndyrë, në vend të tij konsumoni qumësht pa yndyrë i cili tretet më lehtë.

3. Miellin e rafinuar i cili përmban më pak materie ushqyese se ai nga kokrrat e plota të grurit, sepse vështirë tretet. Mielli i rafinuar ka indeks të lartë glikemie, andaj mund të çrregullojë nivelin e sheqerit dhe hormonet në gjak.

Me konsumimin e ushqimit me indeks më të ulët glikemie mund të përmirësoni nivelin e hormoneve në trup, duke përfshirë edhe hormonin e gjëndrës tiroide.

Bukën e bardhë, brumërat, ëmbëlsirat, zëvendësoji me kokrrat e shtypura të elbit, kinoes, etj.

4. Mishin e kuq, në vend të tij konsumoni mish pa dhjamë: mish gjeldeti dhe mish peshku, p.sh. salmon, ton, harenga, skumbria.

5. Produktet e qumështit, posaçërisht nëse hipertireoza është e rritur me jotolerancën ndaj laktozës, përkatësisht pamundësisë së tretjes së qumështit dhe produkteve të qumështit.

Shmangni produktet e qumështit nëse ju mundon vazhdimisht problemi me tretjen, fryrjen dhe ndjenjën e lodhjes pas konsumimit të qumështit, djathit, akullores, jogurtit etj.

Në rast të hipotireozës, shmangni:

1. Ushqimin goitrogjen (ushqimin i cili pamundëson marrjen e jodit nga gjaku), p.sh.: mustarda, lulelakra, spinaqi, radhiqja, rrika etj.

2. Sojën dhe produktet e sojës si p.sh.: vaji i sojës i cili mund të ndikojë në prodhimin e hormonit të gjëndrës tiroide.

Rekomandohet edhe shmangia e çokollatave dhe pllakave energjike sepse përmbajnë lecitinë soje, e cila mund të pengojë prodhimin e hormonit të gjëndrës tiroide. Gjithashtu, shmangni edhe salcën e sojës.

3. Bëni kujdes edhe me ushqimin i cili përmban gluten: elbi, gruri, thekra, përkatësisht artikujt e rafinuar të cilët përmbajnë gluten.

Gjithashtu, reduktoni konsumimin e perimeve: lulelakrën dhe brokolin.

4. Ushqimin e shpejtë, i cili gjithashtu ngadalëson prodhimin e hormonit të gjëndrës tiroide.

5. Pjeshkat, dardhat dhe dredhëzat duhet t’i shmangni apo t’i hani me kujdes në mënyrë që të mos shtoni prodhimin e hormoneve në trup.

Related posts