970×90
970×90

Arta Elezaj sjell imazhe të nxehta nga Dubai

Arta Elezaj sjell imazhe të nxehta nga Dubai

Modelja dhe aktorja nga Klina, Arta Elezaj, po vazhdon t’i shijojë pushimet në një vend luksoz.

Kaçurrelja, e ndjekur nga fansa të shumtë në rrjete sociale, shpesh bën azhurnime rreth jetës e karrierës profesionale.

Dhe së fundmi meqë është në një udhëtim, ajo ka ndarë një fotografi në bikini ku ka vënë në pah linjat trupore.

Bukuroshja shqiptare shfaqet e shtrirë në një ‘shezllon’ derisa merr rreze dielli në një pamje të mahnitshme.

“E pashqetësuar”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë fotografisë.

Ndërkohë reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe postimi për pak minuta mblodhi afro një mijë pëlqime.

Elezaj këtë kohë ka qenë më pasive dhe nuk ishte pjesë e ndonjë projekti që nga seriali “O sa mirë”.

Related posts