
Teksa është duke u paraqitur në programet e ndryshme festive, këngëtarja Arta Bajrami po tregohet mjaft aktive për fansat e saj.
Ajo ka realizuar edhe një set të ri fotografik për fundvit, në studion e fotografit Alban Mehmeti.
Në disa prej fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Bajrami është shfaqur mjaft provokuese, në një fustan të gjatë ngjyrë bronzi me shkëlqim.

Foto: Arta Bajrami/Instagram
Me një pjesë të hapur në pjesët anësore të saj, Arta vuri në pah tatuazhin e realizuar në këmbën e saj të majtë.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Foto: Arta Bajrami/Instagram
Arta ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte muzikore, teksa duket se ka përgatitur plot befasi për fansat edhe gjatë fundvitit.

Foto: Arta Bajrami/Instagram