970×90
970×90

Arsyet përse duhet të hiqni dorë nga alkooli në janar menjëherë

Arsyet përse duhet të hiqni dorë nga alkooli në janar menjëherë


Po kërkoni motivim për ta lënë alkoolin? Më poshtë mund të gjeni problemet që ky i fundit shkakton gjatë muajit janar.

Konsulenti i NHS dhe specialist i humbjes së peshës, Dr Sally Norton zbulon disa arsye shumë të mira për të lënë alkoolin në muajin janar, transmeton lajmi.net.

Gjumë më i mirë

Një gotë verë nganjëherë na ndihmon të flemë, por a e dini se me kalimin e kohës, kjo gotë verë mund të shkaktojë pagjumësi?

Një studim i Universitetit të Misurit të Shkencave të Mjekësisë zbuloi se alkooli si një stimulim afatgjatë i gjumit mund të ndikonte në aftësinë për të fjetur, duke çuar në probleme të gjumit dhe në uljen e cilësisë së gjumit.

Humbje peshe

Shumë prej nesh që kontrollojmë peshën thjesht nuk e kuptojnë, ose llogarisin, kaloritë e pranishme në alkool.

Në fakt, mesatarisht një person që pi alkool çdo ditë fiton rreth 2000 kcal në muaj nga alkooli.

Lëkurë më e shëndetshme

Pirja e alkoolit mund të dehidratojë lëkurën tuaj, duke e lënë atë të bëhet e thatë dhe e ndjeshme.

Me kalimin e kohës, pirja e tepërt mund të ketë efekte afatgjata në lëkurën tuaj, duke e privuar atë nga vitaminat dhe ushqyesit jetikë. 

Related posts