
Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka njoftuar se pas një periudhe dy javore ka arritur të fitojë betejën me COVID-19.
Bajrami tha se ky virus din të jetë shumë i rrezikshëm.
Sipas tij Coronavirusi i sulmon të gjitha organet e organizmit.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar Miq,
Pas përballjes dy javore dhe ditëve shumë të vështira arrita të fitoj betejën me Covid-19. Ky virus dinë të jetë shumë i rrezikshëm dhe sulmon të gjitha organet e organizmit. Falënderoj me këtë raste personelin e Klinikes Infektive dr. Salihun, dr. Shemsedinin, dr. Muratin dr. Armond Dacin dhe personelin e Spitalit Amerikan. Në menyrë të veçantë falenderoj per kujdesin Kryetarin Kadri Veselin. Prof. Kucin të cilëve ju deshirojë shërim të plotë. Gjithashtu falënderoj kolegët nga Akademia e Shkencave dhe Fakulteti Juridik për përkrahjen me këtë sëmundje. Në fund falënderoj familjen time që më qendroj afër në këtë përballje.
Andaj të nderuar miq ju ftoj të keni kujdes; ruani veten dhe familjet tuaja dhe respektoni të gjitha masat e shëndetit publik.