
Arsenali i ka dhënë sot leje për të udhëtuar në Turqi, Ozilit pasi që ai nuk ishte në skuadër për finalen e FA CUP
Mesfushori gjermano-turk nuk do të udhëtojë në Wembley me tërë skuadrën e Mikel Artetas këtë vikend
Mesut Ozil nuk ishte gati për finalen e FA Cup kundër Chelsea pasi që gjatë javës kishte udhëtuar për në Turqi.
Tani, sipas portalit Goal, Ozilit i është dhënë leja për të udhëtuar në Turqi pasi që i është thënë se ai nuk do të jetë në skuadrën e Mikel Artetas në Wembley.
31 vjeçari i ka kaluar ditët e fundit jashtë derisa nga tërë skuadra vetëm 10 lojtarë mund të mos paraqiten kështu që Gunners kanë aprovuar mungesën e tij.
Ozil nuk ka luajtur asnjë minutë për Arsenalin që prej u rikthye futbolli pa tifozë në Angli në qershor derisa mediat vazhdojnë që të spekulojnë për të ardhmen e tij gjatë këtij afati kalimtar.