Arsenali e vazhdon ecurinë e fitoreve, e mund Evertonin
Arsenali e ka regjistruar fitoren e katërt më radhë në Premierligë pas dy humbjeve dhe fillimit të tmerrshëm të sezonit të ri, pasi e mposhti 2-0 Evertonin në Londër.
Unai Emery e ka vendosur një ecuri të përkryer të rezultateve pozitive me fitoren e arritur sot ndaj Evertonin në “Emirates”, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë në renditje, raporton Gazeta Express.
Arsenali pati një pjesë të parë të qetë, me pak raste të krijuara.
Por, dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së parë nga Alexandre Lacazette në minutën e 56-të dhe Pierre-Emerick Aubameyang tre minuta më pas, i dhanë Arsenalit një epërsi solide.
Evertoni ishte skuadër e pafuqishme për të bërë çfarëdo rikthimi të jashtëzakonshëm në këtë takim.
Kështu Arsenal tani ka 12 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Evertoni në vendin e 12 më gjashtë pikë.