970×90
970×90

Arrestohet shtetasi serb, tentoi t’i japë 50 euro ryshfet zyrtarit policor në Merdare

Arrestohet shtetasi serb, tentoi t’i japë 50 euro ryshfet zyrtarit policor në Merdare

Mesditën e sotme, është arrestuar një 28-vjeçar, shtetas i Serbisë, pasi i kishte ofruar 50 euro zyrtarit policor në pikën kufitare ne Merdarë, për të kaluar kufirin me dokumentacion që nuk i plotëson kriteret për të kaluar kufirin.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurosh dhe ndaj shtetasit serB është iniciuar rasti “Dhënie ryshfeti”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Sot, më 21.12.2021, rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në Republikën e Kosovës, gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit në kufi, një mashkull shtetas i Serbisë (N.V., viti i lindjes 1993), ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin më dokumentacion që nuk plotëson kriteret për të kaluar kufirin. Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë.

Related posts