![Arrestohet një policë i Kosovës](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/81F90A08-CEF1-4832-9DB3-D160815EB9D5.jpeg)
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një një zyrtar policor (me gradën e rreshterit policor) të dyshuar për kryerje të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” lidhur me nenin 33 (ndihma).
Sipas njoftimit të Inspektoratit, hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacionet e para rreth dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar për këtë zyrtar policor nga Policia e Kosovës dhe më pas në koordinim me prokurorinë ka arrestuar dhe më pas i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, thuhet në njoftim, përcjell Reporteri.net.
Siç njofton IPK, hetuesit e saj pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale./