
Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person nën dyshimin për marrje me prostitucion dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Gjatë kontrollit të banesës së A.B. (1983) janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, kalibër 9×19 mm, dy karikatorë dhe 13 fishekë.
Si rezultat i hetimeve të suksesshme NJHTQNJ ka arritur të identifikojë edhe tri raste tjera ‘marrje me prostitucion’ të cilat do të procedohen në procedurë të rregullt në gjykatën kompetente në Pejë.
Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar A.B. pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.