
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, një fermer dhe një mashkull nën dyshimin e bazuar se në bashkëpunim kanë detyruar një person që t’ua japë një shumë të konsiderueshme të parave nën pretekstin se e dyshuara e lartcekur ishte shtatzënë, pasi që viktima ishte në lidhje me të.
I dyshuari A.Sheholli dhe e dyshuara R.Bajraktari gjatë intervistimit nga policia kanë pranuar se ishin koordinuar për një veprim të tillë, raporton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.
“Viktima 32-vjeç (emri i njohur për redaksinë) ka paraqitur në stacionin policor rastin “Detyrim”, ku sipas tij përmes të dyshuarit A.Sheholli ishte njoftuar me të dyshuarën R.Bajraktari para disa ditëve për të filluar një lidhje, ndërsa para dy ditëve viktima nën detyrim nga i dyshuari A.Sheholli ju kishin marrë një shumë e parave prej 680 euro nën pretekstin se vajza ishte shtatzënë”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda policisë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Dumoshi” të shtunën rreth orës 21:00./