![Arrestohet Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj: Të lirohet – ne nuk do të ndalemi asnjëherë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/11/IMG_0911.jpeg)
Është arrestuar aktivisti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi.
Kështu ka bërë të ditur Dardan Molliqaj, kryetar i këtij subjekti politik, ku sipas tij përndjekja e pushtetit vazhdon edhe sot.
“Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen”, tha Molliqaj në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv.
Molliqaj tutje tha se këto “metoda autoritare” të frikësimit nuk i ndalin ata.
“Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë”.
“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Frashër Krasniqit”, përfundoi Molliqaj.
Ndryshe dje janë arrestuar edhe aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati.