Njësiti hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në objektin e KEDS-it, kanë hyrë me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhin para.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 27 mars rreth orës 02:30 në fshatin Rogoqicë, në Kamenicë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
“Njësiti i hetuesisë, më 19.04.2021, kanë identifikua dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar se të njëjtit në objektin e KEDS-it, kanë hy me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhin para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.