
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona nën dyshimet për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie të ryshfetit”.
Një nga të arrestuarit është punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Bëhet fjalë për personin F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe personi me inicialet I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria njofton se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”.
Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në Polici.