![Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/08/Modern-Cabinet-Furniture-Instagram-Post.png)
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një bastisje te Ministria e Tregtisë dhe te pronat, banesa dhe një lokal, i afaristit Ridvan Muharremit.
Sipas raportimeve dy zyrtarë të MINT janë arrestuar në këtë aksion.
Dy zyrtarët e arrestuar në MINT janë punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara.
Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe grurit.
Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni fillimisht nisi në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit.
Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.
Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit të cilit në mëngjesin e së premtes, policia e Kosovës ia ka bastisur pronën dhe një biznes, ka thënë sa klienti i tij është i pafajshëm.
Në një deklaratë para mediave, Halimi ka thënë se “ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij” duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të.
“Kemi prova te mjaftueshme për pafajsinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.