Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer kontrabandë me mallra, shkruan gazetaprojekti.com
Në njoftimin e ATK-së poashtu bëhet e ditur se të dy zyrtarët janë pezulluar nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.
“Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
“Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, thuhet tutje në njoftim